Doganat, plani realizohet 105 për qind

01/11/2013 00:00

Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali bëri të ditur se administrata doganore tejkaloi me 105 për qind planin e të ardhurave në tetor, duke shënuar këtë muaj ecurinë më të mirë të gjithë vitit 2013.

“Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliardë lekë ose rreth 28 milion dollarë më shumë se muaji shtator i këtij viti. Të mos harrojmë se situata e administratës doganore ka qenë e rënduar shumë edhe si pasojë e lëshimit të frerëve të shtetit pas qershorit 2013, me rënie të vazhdueshme të të ardhurave në dogana”, deklaroi Spiropali.

Zonja Spiropali tha se kjo ecuri është rezulati i parë i frymës së re qeverisëse dhe luftës ndaj korrupsionit në sistemin doganor.

“Këto 2.8 miliardë lekë të arkëtuara më tepër këtë muaj, i cili realisht i ka munguar buxhetit të shtetit muajin e kaluar apo një vit më parë, është padyshim rezultati i parë i frymës së re në qeverisjen e vendit dhe i fillimit të rimëkëmbjes së sistemit doganor, por mbi të gjitha i fillimit të prerjeve të lidhjeve të paligjshme, korruptive dhe nepotike që kanë brejtur sistemin doganor”, shtoi Spiropali.

Top Channel