Durrës, bllokohen në port 600 kg kanabis

29/10/2013 22:50

Të paktën 600 kilogram kanabis u bllokuan nga policia e Durrësit, gjatë një operacioni në port.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia bllokoi një trajler, teksa droga ndodhej e fshehur në tavanin e saj.

Aksioni i policisë kufitare u organizua gjatë mbrëmjes së të martës, ku u arrestua edhe shoferi i trajlerit.

Policia mendon se ka të bëjë me një rrjet trafiku, por nuk bën të ditur nëse do të ketë të arrestuar të tjerë.

Droga kishte si destinacion Italinë dhe është një ndër sasitë më të konsiderueshme të kapura në portin e Durrësit, në kohët e fundit.

Rrjeti ndërkombëtar mendohet të kishte bazën në shtetin fqinj, por policia tha se do të bëjë të ditura të tjera detaje, pasi të marrë në pyetje të arrestuarin e vetëm, drejtuesin e mjetit.

Top Channel