FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Në fillim të këtij viti pranoi se po priste me padurim të krijonte familje dhe tashmë dëshira e Olivia Wilde është bërë realitet. Aktorja dhe i fejuari i saj Jason Sudeikis po presin fëmijën e tyre të parë së bashku.
Një burim pranë çiftit tha për revistën ‘People’: “Janë shumë të lumtur që do të kenë një anëtar të ri në familje.” Vetë Olivia ka falenderuar fansat e saj nëpërmjet Twitter-it për urimet e shumta.
29-vjeçarja është njohur me aktorin 38-vjeçar në vitin 2011 dhe pas gjashtë muajsh janë lidhur. Cifti u fejua në janar të vitit 2013 dhe do të martohen në Nju Jork vitin e ardhshëm.
Olivia Wilde ka qenë më parë e martuar me princin italian Tao Ruspoli, martesë që zgjati 8 vjet. Nga ana tjetër, Jason ka qenë i martuar për 6 vite me Kay Cannon, nga e cila u nda në vitin 2010.
Top Channel