Korçë, mollët shiten të gjitha

28/10/2013 00:00

Kultivimi dhe tregetimi i molles ne rajonin juglindor mbetet nje prej
kerkesave me primare per fermeret e zones, te cilet shohin keshtu
mundesine e perfitimit nga puna e tyre.

Pas ndertimit te ambienteve te shumta frigoriferike qe i dhane deri diku zgjidhje perpjekjeve te tyre per tregtimin e ketij fruti, prej dy vitesh tashme edhe eksporti po i lehteson keta fermere. Interesimi me i madh per eksportin e molles vjen nga vendet e lindjes, te cilat pervec cilesise se pare marrin edhe mollet e cilesise se dobet apo te demtuara qe perdoren per industrine kimike.

Edhe pse arrijne te tregetojne nje pjese te madhe te prodhimit te tyre, keta fermere nuk i kane shpetuar dot daljes ne rruge per te shitur pjesen e mbetur qe nuk grumbullohet nga tregetaret. Ata kane gjetur si zgjidhje te tregtojne pjesen e mbetur para dyerve te shtepive te tyre, sepse nuk mund te perballojne koston e transportit per ne treg.

Sipas fermereve ne Dvoran ku eshte edhe numri me i madh i pemtoreve me molle,  kete vit prodhimi ka qene me i madh por edhe çmimi i ofruar nga shumica per grumbullimin e molles ka qene me i leverdisshem.

Top Channel