Financimet në bujqësi

28/10/2013 00:00

15 sipërmarrës në sektorin bujqësor do të përfitojnë 1.5 milionë euro
nga fondi ‘Ipard-like’ i Bashkimit Europian dhe Qeverisë shqiptare, i
cili synon fuqizimin dhe modernizimin e praktikave bujqësore në zonat
rurale.

‘Këta 15 përfitues do të investojnë rreth 3 milionë euro nga të cilat 50 për qind subvencionohen nga fondi i Bashkimit Evropian dhe Qeverise shqiptare pra rreth 1 milionë e gjysmë euro”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ky fond do të shkojë për të investuar në sektorë si mekanizimin e fermave bujqësore, instalimin e linjave të përpunimit të qumështit dhe bimeve medicinal, ndërtim i ambienteve bujqësore, sistem ujitje etj ndërsa 50 për qind e invesimit do të financohet nga vetë përfituesit e grantit. 

“Në besojmë se në Shqipëri zhvillimi rural mund të udhëheqë rrugën drejt rritjes së qëndrueshme. BE është e përkushtuar të japë ndihmën e saj në mënyrë që ky sektor të ketë një zhvillim në Shqipëri”, tha Clive Roumbland, përfaqësues i BE-së.

“Sektori i bujqesise në Shqiperi ka një potencial shumë të madh dhe ajo që është e rëndësishme për tu bërë është që ky potencial të clirohet, ne, BE dhe Gjermania duam t’ju ndihmojmë të zhvilloni këtë piotencial”, u shpreh Helmut Hoffman, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

Top Channel