Arvizu, takim kortezie me Topin
28/10/2013 00:00
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, në prag të përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri ka patur një takim kortezie me kreun e partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi.
Zoti Topi vlerësoi rolin e ambasadorit, që sipas tij ka patur një pozicion thelbësor në situata delikate politike që ka kaluar vendi, duke kontribuar në zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu, kreu i FRD-së vlerësoi edhe mbështetjen e vazhdueshme të “një miku të madh”, siç i cilësoi ai Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu e vuri theksin tek pozicioni që zoti Topi ka patur gjithmonë në mbështetje të dialogut dhe zgjidhjes përmes tij të të gjitha debateve politike në vend.
Top Channel