Aksidente në Korçë e Shkodër, dy viktima

28/10/2013 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në aksin Hani i Hotit -Tamarë, në vendin e quajtur Grabon, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Automjeti tip fuoristradë përfundoi në një humnerë, disa metra poshtë në lumë, e për pasojë gjeti  vdekjen 72-vjeçari Prekë Grishaj.

Ndërkohë, dy pasagjerët Gjok Grishaj, 56 vjeç, dhe Prel Grishaj, 55 vjeç, u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i mjetit, Lekë Grishaj, 47 vjeç, ka marrë plagë serioze, por është jashtë rrezikut për jetën.

Në rrethin e Korçës një motor është rrëzuar nga një urë në aksin Porodinë-Vincan duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij.

Të dhënat për identitetin e viktimës ende nuk dihen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel