Lou Reed, legjenda e rock-ut, ndahet nga jeta

27/10/2013 22:00

Lou Reed, i cili e mori “Rock ‘n’ Roll”-in nga qoshet e errëta si tekstshkrues, vokalist dhe kitarist për “Velvet Underground”, si dhe si një këngëtar solo, ndërroi jetë të dielën, tha publicisti i tij. Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.

“Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se Lou Reed ndërroi jetë disa orë më parë”, tha Peter Noble. Noble nuk zbuloi detaje të tjera nga vdekja e Reed, i cili ishte një pioner i rrokut, i cili kaloi nga një kompozitor i klasifikuar si rekordmen, drejt një anëtari të bandës influencuese dhe inovative, pavarësisht se jetëshkurtër.

“Influenca e Lou Reed është një nga ato që, ka vetëm një grusht të vogël figurash të tjera, të cilët mund të krahasohen me të”, tha Simon Vozick-Levinson, kryeredaktor i “Rolling Stone”, që raportoi e para vdekjen e Reed.

“Ai fliste tejet sinqerisht rreth realitetit të të qenit një artist, të qenit të një personi që jetonte jetën sipas kushteve të veta. Ai nuk i zbukuronte kurrë gjërat, as nuk i ëmbëlsonte, por thjesht tregonte jetën ashtu siç realisht ishte, një gjë kjo që e bëri atë një artist të vërtetë, origjinal si dhe një nga më të mëdhenjtë e kohës sonë”, tha ai.

Reed, violisti John Cale, kitaristi Sterling Morrison dhe bateristi Maureen Tucker, luajtën shfaqjen e parë të tyre si “Velvet Underground” në vitin 1965.

“Bota humbi një nga kompozitorët dhe poetët më të shkëlqyer. Unë humba shokun tim që prej kohërave të shkollës”, shkroi Cale në Twitter.

“Velvets” luftuan çështjet tabu, si varësia ndaj drogës, paranoja dhe devijimi i seksualitetit.

“Rolling Stone” e rendit albumin debutues të grupit, “The Velvet Underground and Nico” si të 13-tin e të gjitha kohërave.

Performuesit, që nga David Bowie, REM dhe U2 kanë cituar ata si inspirues.

Top Channel