Për të bindur qytetarët mbi rëndësinë e pajisjes me kuponin tatimor pas çdo blerjeje, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po zhvillon një fushatë sensibilizuese në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Kjo fushatë synon të informimojë publikun për pajisjen me kupon tatimor si një detyrim qytetar, duke ndihmuar në luftën kundër evazionit fiskal.

“Bëhet fjalë për të informuar qytetarët që edhe ata janë faktorë në mbledhjen e detyrimeve tatimore. Nëse ata marrin kupon për cdo blerje, ata ndihmojnë administratën tatimore dhe zbatimin e ligjit. Këto mbajnë shtetin. Këto paguajnë pagat, pensionet dhe shpenzimet publike”, deklaron Olti Rrumbullaku, pedagog në Fakultetin Ekonomik.

Për individin që blen mall pa u pajisur me kuponin tatimor gjoba që parashikon ligji është 1 mijë lekë. Ndërsa për bizneset që nuk presin faturën e shitjes, kjo gjobë varion nga 100 deri në 500 mijë lekë e deri në bllokim të aktivitetit. Por pavarësisht këtyre penaliteteve, niveli i evazionit fiskal që kryejnë bizneset në këtë fushë mbetet i lartë.

Top Channel