Forumi i biznesit Izrael-Shqipëri

26/10/2013 00:00

Në Tel Aviv u zhvillua Forumi i biznesit Shqipëri-Izrael, ku morën pjesë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Numri dy i qeverisë tha se izraelitët do të sjellin eksperiencën e tyre në vendin tonë për menaxhimin dhe zgjidhjen e çështjes së ujërave.

“Kemi marrë gatishmëri të plotë nga pala izraelite për të na mbështetur me ekspertizë dhe skema të partneritetit publik-privat për të adresuar problemin e ujit.

Nuk e kemi fjalën vetëm për ujin e pijshëm, por edhe për ujin në bujqësi, të lumenjve e të liqenëve. Duhet sjellë në vëmendjen e publikut faktin se Shqipëria është tërësisht e varur nga uji.

Por uji është keqpërdorur dhe ne jemi të vendosur të fillojmë me një masterplan për menaxhimin e ujërave, për të cilin kemi marrë mbështetjen e palës izraelite”, deklaroi Peleshi.

Top Channel