Shumë nga ne druhen përpara formave të tyre, përpara se të zhvishen në plazhe gjatë muajve të verës.

Nuk është ky rasti i Maryna Linchuk, modeles 26-vjeçare të “Victoria’s Secret” që fiton të ardhurat e saj pikërisht duke parakaluar përpara syve të njerëzve e veshur me bikini.

Së bashku me një mik të paidentifikuar, bjellorusja tregoi një siguri të admirueshme në hiret e saj, teksa u fotografua duke shëtitur në plazhet e Majemit, Florida.

Mbase e mësuar me temperaturat tepër të ulta të vendlindjes së saj, Maryna shijoi me kënaqësi këtë shëtitje, ndonëse dielli për të cilin Majemi është aq i famshëm i kishte lënë vendin një dite të zymtë vjeshte.

Top Channel