Për shkak të juridiksionit, Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur
moskompetencën dhe i transferoi Prokurorisë së kryeqytetit kallëzimin e
34 punonjësve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të
Pasurive ndaj shefes së tyre, Zana Xhuka.
Një burim i tha Top Channel se kallëzimi, ku vartësit kanë denoncuar 12 shkelje sipas tyre të kryera nga Inspektorja e Përgjithshme Xhuka, konsiderohet ne fazen e verifikimeve paraprake dhe eshte ende heret per te thene nese do te nisin apo jo hetimet ndaj zyrtares se larte te ILDKP.
I pyetur nga Top Channel se cilit sektor i eshte besuar kjo dosje, zedhenesi i Prokurorit te Pergjithshem Albi Serani tha se procedurialisht nuk mund te komentoje asnje kallëzim penal qe depozitohet ne Prokurori, pasi sipas zedhenesit, organi i akuzes shprehet vetem kur ka nje vendimmarrje nga ana e prokuroreve.
Kallëzimi ndaj inspektores se Përgjithshme Zana Xhuka shënoi nje rast te paprecedentë ne institucionet shqiptare, ku stafi mbas mosmarreveshjeve me drejtuesen i drejtohet organeve te hetimit duke denoncuar disa shkelje. Mes të tjerave, sipas 34 punonjesve, Xhuka refuzon te kontrollohen rreth 1200 deklarata te mbartura nga nje vit me pare dhe qe jane jashte afateve ligjore. Po ashtu, sipas inspektoreve kallëzues, sipas ligjit, duhet te kishte filluar prej muajit prill kontrolli i 4 per qind te dosjeve qe perzgjidhen ne baze te shortit, nderkohe qe ne kallëzim vijohet duke vene ne dijeni Prokurorinë, se prej 190 dosjeve te perzgjedhura me short nuk ka asnje pergjigje se çfarë po behet me to.
Pas ketij kallëzimi konfliktet brenda institucionit kulmuan te marten, kur nga ILDKP pati dy deklarata per mediat, nga njera ane Inspektorja e Pergjithshme qe kembengul se këto jane sulme politike e per kete arsye zonja Xhuka ka kerkuar mbrojtje nga policia, dhe nga ana tjeter stafi qe njoftoi se shefja i ka kercenuar qe te terhiqen nga kallëzimi.
Nje burim i tha Top Channel se edhe Inspektorja e Pergjithshme Zana Xhuka ka depozituar nga ana e saj nje kallëzim penal, objekti i te cilit nuk behet i ditur, por qe nisur nga qendrimi i Xhukes para dy diteve ka mundesi qe ne pretendohet dhuna fizike dhe verbale nga nje inspektor ndaj saj.
Top Channel