Për të kënduar të duhet… fundshpina

23/10/2013 17:10

Për të kënduar në vitin 2013, zëri nuk është i mjaftueshëm, pasi gjithmonë e më shumë këngëtaret po shesin nëpërmjet trupit të tyre.

30-vjeçarja Cheryl Cole duket se e ka kuptuar këtë tendencë, duke iu bashkuar atij grupi këngëtaresh që shesin nëpërmjet… fundshpinës.

Si pa e kuptuar, me zhveshjen e saj pothuajse të plotë dhe lëvizjet provokuese në skenën e ndarjes së çmimeve “MTV”, Miley Cyrus ishte vetëm nismëtare e një shpërthimi që pas emrave si Rihanna apo Lady Gaga, tashmë ka prekur edhe këngëtaren britanike.

Për të respektuar modën, edhe postimi joshës i Cheryl, këtë të mërkurë, u realizua në stilin e zakonshëm, atë të “rrjeteve sociale”.


Cheryl Cole, postimi i saj kete te merkure


Provokuesja Kim Kardashian me pare gjate javes


Rihanna “ndjek moden” edhe ajo

 


Koopertina e albumit te ri te Lady Gages


Modelja britanike, Kelly Brook “shet” imazhin e saj ne “Instagram”

Top Channel