Format e lakmuara të Candice

23/10/2013 18:45

Candice Swanapoel ka disa prej formave më të lakmuara në industrinë e modës dhe 25-vjeçarja u rikthye të tregonte pjesët e saj më të mira me të gjithë hijeshinë e tyre këtë të mërkurë.

Afrikanojugorja publikoi në profilin e saj në “Instagram” disa prej fotove të realizuara në pushimin midis seancave fotografike në një ditë të zakonshme pune për “Victoria’s Secret”.

Disa orë më pas, ishte kompania e modës ajo që publikoi me krenari imazhe të tjera joshëse të vajzës së tyre “të artë”.

Një prej modeleve më të suksesshme të momentit, Candice do t’i rezervohet një vend special nderi në paradën e famshme të fundvitit të “Victoria’s Secret”, ku ajo do të parakalojë duke mbajtur reçipetat 10 milionë dollarëshe, të ndërtuar me diamantë, smeraldë, rubinë dhe ar të pastër.

Top Channel