“Kurum” shlyen doganat

21/10/2013 22:20

Dega e Doganës Elbasan vjel detyrimin doganor të munguar, për shkeljen administrative të konstatuar në magazinën doganore të kompanisë “Kurum International”.

Drejtoria e Doganave njoftoi se, pas shkeljeve të konstatuara, gjatë kontrollit të magazinës doganore, kompania pagoi një total prej rreth 289 milionë lekë, penalitete dhe detyrime të papaguara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se po vazhdon me rigorozitet procedurat për vjeljen e penaliteteve, ndërsa shpreh vendosmërinë e saj për ndëshkimin e çdo shkeljeje të Legjislacionit Doganor.

Top Channel