E dashura, mesazh të koduar Snowdenit

20/10/2013 11:30

E dashura e spiunit të CIA-s, Edward Snowden, theu qetësinë e saj 4-mujore, duke publikuar disa foto enigmatike në blogun e saj, të dyshuara se në të vërtetë përbëjnë një mesazh të koduar ndaj 29-vjeçarit.

Balerina Lindsay Mills bashkëjetoi disa vite me Snowden, përpara se ai të arratisej së bashku me dokumenta që demaskuan programin e spiunimit prej autoriteteve amerikane.

Aktualisht, Snowden është i strehuar politikisht në Rusi.

Ekspertë thanë për mediat amerikane se pozicionet e vajzës në secilën prej imazheve janë të panatyrshme dhe duket se ajo transmeton një mesazh, kodet e të cilit është në gjendje t’i kuptojë me shumë gjasa vetëm i shumëkërkuari i drejtësisë amerikane.

Në njërën nga fotot, përzgjedhja e një libri dhe pozicioni i gishtave në të duket sikur duan të thonë diçka nga Mills, komunikimi i të cilës me Snowden besohet se është nën kontroll të rreptë.

Top Channel