Douglas dhe Zeta-Jones nuk janë ribashkuar

20/10/2013 10:40

Micheal Douglas dhe Catherine Zeta-Jones vazhdojnë të jenë të ndarë, ndonëse aktorja ndezi zërat e ribashkimit duke u fotografuar më parë gjatë javës me unazën e martesës në gisht.

69-vjeçari ishte i pranishëm gjatë të shtunës në premierën e filmit të tij të fundit në Las Vegas i vetëm.

Megjithatë, qënia vetëm nuk e privoi Douglas nga shoqëria e përzgjedhur, pasi ai kaloi të gjithë mbrëmjen përkrah mikut të tij të vjetër në ekran dhe jashtë tij, Robert de Niros.


Micheal Douglas dhe Robet de Niro ne premiere


De Niro dhe bashkeshortja Zeta-Jones ne nje premiere te meparshme ne muajin janar

Top Channel