Gjirokastër, mungon higjiena në treg

19/10/2013 00:00

Disa dhjetëra tregtarë të tregut të fruta-perimeve në Gjirokastër janë
duke tregtuar produktet e tyre jashtë çdo norme të pranuar higjiene.

Tregu pa formë ka qarkuar një zonë të banuar në qendër të lagjes ’18 Shatori’ të qytetit. Një pjesë e tij është vendosur direkt mbi trotuar dhe pjesa tjetër mbi një rrugë të shkatërruar e gjithë pluhur.

Të paktën 30 prej tregtarëve që udhëtojnë cdo ditë nga fshati për të sjellë produktet e tyre në qytet nuk disponojnë stenda. Ata trëgtojnë përdhe ndërsa qytetarët thonë se kushtet janë të papranueshme por ata janë të detyruar të blejnë duke shpresuar në cmime më të lira.

Kërkesat e tregtarëve për kushte më dinjitoze kanë nisur të paktën dy dekada më parë, kur filloi që ky vend të identifikohej me një treg. Që atëherë janë ndërtuar vetëm një numër i vogël njësish të mbuluara shitjeje që nuk mjaftojnë as për 1/3 e tregtarëve ndërsa mjedisi që rrethon tregun është përkeqësuar  që nga ajo kohë.

Nevoja që i gjithë tregu i qytetit të zhvendoset në një ambient më periferik apo realizimi i kushteve të përshtatshme për tregtim në të njëjtin mjedis ka qenë me dhjetëra herë pjesë e diskutimeve të Këshillit Bashkiak, por pa marrë ndonjëherë zgjidhje.

Top Channel