Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Mbyllja e pjesshme e Qeverisë federale për 16 ditë i kushtoi ekonomisë
amerikane miliarda dollarë, ndërsa pasiguria mbi veprimet e mëtejshme të
administratës rrezikon ta demtojë atë akoma më shumë.
Ndikimi i plotë ekonomik është ende duke u vlerësuar dhe të dhënat e deritanishme janë të ndryshme. Por kompania e vlerësimit të kreditit ‘Standard & Poor’ tha se kriza hoqi të paktën 24 miliardë dollarë prej ekonomisë më të madhe në botë dhe ngadalësoi normën e saj te rritjes. Një kompani tjetër studimesh, ‘Macroeconomic Advisers’, dha një shifër prej 12 miliardë dollarësh.
“Shtetet e Bashkuara arriten ta shmangin vertet katastrofen ekonomike nepermjet rritjes se tavanit te borxhit dhe hapjes se Qeverise, por nuk dolen pa u demtuar nga ngerçi politik. Gjithshka ndodhi shume shpejt, ishte e papritur, e paplanifikuar, ndaj pasojat do te jene te dhimbshme. Mund ta kapercejme krizen, por efekti i saj do te ndihet gjithsesi”, tha Beth Ann Bovino.
Pasoja e pare, sipas agjensive te vleresimti te riskut do te nje rritje ekonomike me 2,4% ne tremujorin e fundit, ne nje kohe kur projeksionet perpara mbylljes se Qeverise profetizonin nje nivel prej 3%. Votat e Kongresit e bene punen e tyre, por problemet nuk jane lene pas kraheve.
800 mijë punonjësit qeveritarë do të paguhen për periudhën e lejes së detyruar, por nje pjese e bizneseve te prekura nga pezullimi i punes se administrates, nuk do te jene ne gjendje te rifitojne humbjet e pesuara. Nga ana tjeter marreveshja garanton financimin qeveritar deri ne 15 janar, e shume punonjes e kontraktore federale me te gjithe gjasat, do t’i rrudhin ndjeshem shpenzimet ne sezonin festiv.
Top Channel