Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Inspektorët e OKB-së në Siri e patën të pamundur të hetojnë një prej zonave ku ndodhen të magazinuara një sasi armësh kimike, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, informoi të enjten “BBC”.
Kjo është hera e parë që prej mbërritjes në Siri, në muajin shtator, që inspektorët e OKB-së nuk arrijnë të mbikqyrin një prej zonave të përzgjedhura për inspektim.
Megjithatë, vetë agjensia nënvizoi se pavarësisht kësaj të papriture, ata mbeten të kënaqur me bashkëpunimin e qeverisë së Bashar al-Assad, në procesin e identifikimit dhe shkatërrimit të armëve kimike të ndodhura në vend.
Siria ka pranuar më parë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të ndërmjetësuar nga Rusia dhe SHBA, mbi shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike në vend.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike fitoi Nobelin për Paqe të këtij viti, për rolin e luajtur në garantimin e paqes në Siri dhe në botë.
ONAK-u, me seli në qytetin holandez të Hagës, ka bërë me dije se skuadrat e saj në Siri kanë përfunduar mbi 50% të punës, duke inspektuar më shumë se 20 qëndra, ndërsa procesi i shkatërrimit të këtyre armëve të ndaluara nga konventa e Gjenevës ka nisur.
Top Channel