FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Modelja Kate Moss do të marrë përsipër një detyrë të re, atë të drejtimit të revistës “Vogue”.
E kthyer prej vitesh në një ikonë të modelingut, Moss tashmë do të qëndrojë pas aparatit fotografik për të drejtuar të tjera modele të ecin në këtë rrugë. 39-vjecares i është besuar roli i drejtueses së imazhit të revistës “Vogue”.
Në këtë mënyrë modelja do të jetë pjesë e procesit kreativ pas apartatit duke ndarë këshillat e karrieres së saj 20-vjecare. Që nga viti 1993 kur modelja pozoi për herë të parë për “Vogue” tashmë numëron 33 kopertina në të cilat ajo ka qenë imazh.
“Jam shumë e kënaqur që Kate do të punojë me ne”, ka thënë Alexandra Shulman, kryeredaktorja e revistës britanike. “Stili i saj është padyshim unik, ka njohuri shumë të thelluara në fushën e modës. Mezi po pres të punoj me idetë e saj”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë.
Top Channel