 “Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore”/ Erdogan i ashpër me Merz: Izraeli ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit
																		
					
					
					
						“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore”/ Erdogan i ashpër me Merz: Izraeli ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit						 
								
			Një këngëtar neo-nazist norvegjez, i arrestuar nga autoritetet franceze në korrik me dyshimin se po planifikonte një sulm terrorist, do të paraqitet përpara gjykatës këtë të enjte.
Kristian “Varg” Vikernes u ndalua pasi bashkëshortja e tij, zotëruese e një license për armëmbajtje, bleu disa shotganë dhe armë të tjera luftarake në Francë.
Themeluesi i grupit heavy-metal “Burzum”, Vikerness ka vuajtur më parë një burgim prej 15 vitesh në Norvegji, për vrasjen e një rivali të një tjetër grupi muzikor dhe djegien e disa kishave.
41-vjeçari u la fillimisht i lirë, pasi asnjë komplot terrorist i organizuar prej tij nuk u provua përtej një dyshimi të arsyeshëm, por tashmë ai do të përndiqet për nxitje të urrejtjes dhe glorifikimin e krimeve të luftës në një seri publikimesh në internet.
Një neo-nazist i vetshpallur, Vikerness njihet edhe për mbajtjen e letërkëmbimeve me Anders Breivik, një militant i ekstremit të djathtë, i dënuar me 21 vite heqje lirie për vrasjen e 77 personave në sulmet e ndodhura në Norvegji në vitin 2011.
Top Channel