Siri, lirohen tre punonjësit e Kryqit të Kuq
16/10/2013 16:20
Tre nga gjashtë anëtarët e marrë peng të Kryqit të Kuq në Siri janë lënë të lirë.
Lajmin e publikoi drejtori i operacioneve të kësaj organizate në Lindjen e Mesme, Robert Mardini, nëpërmjet rrjetit “Twetter”.
Kryqi i Kuq është duke pritur informacion për tre anëtarët e tjerë që mbahen ende peng.
Vullnetarët e organizatës humanitare u rrëmbyen një ditë më parë në Saraqeb, në krahinën e Idlibit, ndërsa po shpërndanin ushqime dhe medikamente për popullsinë vendase.
Nuk është ende e qartë se cili realizoi pengmarrjen.
Televizioni Shtetëror Sirian iu referua autorëve si terroristë, një term që përdoret në mënyrë të zakonshme për të përshkruar kryengritësit që luftojnë për rrëzimin e qeverisë së Bashar al-Assad.
Top Channel