Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Mbrëmjen e se martës, liderët demokratë dhe republikanë të Senatit,
Harry Reid dhe Mitch McConnell, rifilluan përpjekjet për një kompromis
dypartiak, të shtyra pas zhvillimeve në Dhomën e Përfaqësuesve të
kontrolluar nga republikanët.
Propozimi i Senatit kërkon financimin e Qeverisë federale deri më 15 janar, dhe rritjen e tavanit të borxhit deri më 7 shkurt. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner nuk arriti ta hidhte në votim një propozim të ndryshuar për shkak të presionit nga anëtarët konservatorë të grupit Tea Party.
“Kam pershtypjen se republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve ende besojne se mund te sigurojne disa leshime per faktin qe po bejne punen e tyre”, thotë Boehner.
Pas rrezimit te perpjekjes per gjetjen e nje marreveshje ne Dhomen e Ulet, tentivat politike per shmangien e paaftesise se shlyerjes se detyrimeve financiare te vendit, kane hrye ne nje spirale “frenetike”.
Mes ngercit ne Kongres, nje prej agjensive me te medha te rating-ut ne bote, Fitch, paralajmeroi ulje te mundshme te besueshmerise se Shteteve te Bashkuara per kreditim. Deri te enjten, Amerikes i duhet te rrise tavanin e saj te borxhit prej 16.7 trilione dollaresh, ne te kundert rrezikon te mos paguaje dot huate. Politikane, bankiere e specialiste te fushes paralajmerojne per pasoja te medha ne ekonomine globale, nese nuk arrihet nje marreveshje.Kompania Fitch e vendosi vendosur klasifikimin e kreditit të Shtetet të Bashkuara nën vëzhgim gjashtë-mujor, duke iu referuar “ngërçit politik dhe reduktimit të fleksibilitetit financiar ” që mund të rrisë rrezikun e pamundësisë së vendit per te shlyer borxhet e tij. Në vitin 2011, gjatë betejës së fundit politike në Uashington mbi tavanin e borxhit, një agjenci tjetër kreditimi e uli klasifikimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara nga 3 ne 2 A.
Top Channel