Një ministër rajonal i drejtësisë dhe të paktën shtatë persona të tjerë mbetën të vrarë në një sulm kamikaz në Pakistanin veriperëndimor.
Israrullah Gandapur kishte shkuar për të takuar banorët e një fshati më Kullaci, me rastin e festimeve të Bajramit, kur një person iu afrua dhe shpërtheu eksplozivin që mbante në gjoks pranë zyrtarit.
Forca politike e Gandapurit drejton krahinën e Khyber Pakhtunkhave, e cila dominohet prej fiseve tribale të përfshira në lëvizjen talebane.
Nuk ka ende një deklaratë zyrtare që të marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.
Një javë më parë, drejtuesi i talebanëve pakistanezë tha për “BBC” se është i gatshëm të hapë bisedime me autoritetet për pjesëmarrjen në qeveri, në këmbim të një paqeje afatgjatë, por theksoi se ata do të vazhdojnë të luftojnë ende Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të konsideruar si “armiqtë e betuar”.
Gandapur është drejtuesi më i lartë i partisë së “Tehreek-e-Insfat”, i vrarë në një valë sulmesh që i kanë marrë jetën disa qindra pakistanezëve në muajt e fundit.
Top Channel