Kinë protesta të dhunshme në lindje

16/10/2013 00:00

Autoritetet në zonat e përmbytura në lindje të Kinës janë në alarm për shkak të zemërimit të banroëve që ka ngjallur protesta të dhunshme në disa qytete.

Protestuesit u përleshën me policinë në qytetin e Yuyau-t në provincën Zhejiang-ut. Ata sulmuan me gurë ndërtesën e qeverisë lokale të cilën e akuzojnë për dështim në përballimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve.

Banorët thonë se është bërë shumë pak për të ndihmuar të prekurit nga tajfuni “Fitoë” që kaloi mbi rajon javën e kaluar.

Protestat ndaj autoriteteve në Kinë janë të shpeshta, por ato rrallë pasqyrohen në median shtetërore. Protestat e tyre janë përshkallëzuar pas disa kronikave kritike të televizionit shtetëror mbi qeverinë lokale për mënyrën se si ajo u përball me përmbytjet.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë protestues të gjakosur dhe makina në flakë, përfshirë këtu edhe disa autoblinda të policisë. Grupe të të drejtave të njeriut pohojnë se qindra protestues janë arrestuar, ndërsa media shtetërore pas përshkallëzimit të protestave, kritikoi dhunën.

“Një numër i vogël protestuesish shkaktuan akte dhune kur operacioni për përballimin e përmbytjeve është në një fazë kritike. Banorët duhet të shprehin kërkesat e tyre racionale dhe të drejta në një kohë dhe mënyrë më të arsyeshme”, shkruante “Yuyao Mail”, gazetë e Partisë Komuniste në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB