Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Arkëmorti me trupin e nazistit Erich Priebke u shoqërua nën masa të forta sigurie në ambientet e një aeroporti ushtarak në afërsi të Romës, pas dështimit për ta varrosur atë në një varrezë në afërsi të Lacios.
Qindra protestues kundërshtuan varrosjen e tij. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të paktën 300 civilëve në Itali gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, ai ndërroi jetë javën e kaluar në banesën e tij ku ndodhej në arrest shtëpiak.
Të martën funerali i parashikuar për të zhvilluar në Albano Laziale, në jug të Romës u anulua për shkak të protestave të forta.
Drejtues të pushtetit lokal në Romë thanë se janë në kontakt me autoritetet dhe ambasadën gjermane për të parë mundësinë e transportimit të tij në vendlindje.
Më herët, Argjentina ku ish-nazisti u strehua për më shumë se 50 vjet dhe Gjermania, vendlindja e tij, refuzuan tërheqjen e trupit.
Priebke ishte pjesë e oficerëve famëkeqë naziste SS që morën pjesë në vrasjen e burrave dhe djemve Ardeatine, në afërsi të Romës në vitin 1944, e konsideruar si masakra më e madhe e ndodhur në këtë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ekzekutimi ishte një përgjigjje e urdhëruar nga Adolf Hitleri për vrasjen e 33 ushtarëve gjermanë nga grupet e rezistencës në Romë.
Më herët Vatikani urdhëroi të gjitha kishat katolike që të refuzojnë kryerjen e ceremonisë së varrimit të tij. Por një grup që e quan veten “Shoqëria e Shën Piut X” pranoi kryerjen e ceremonisë.
Në momentin kur arkivoli mbërriti në Albano Laziale ku do të zhvillohej ceremonia protestues që thërrsinin “vrasës” dhe “ekzekutues” u përleshën me simpatizantët nazistë, ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i Priebke-s tha se funerali u ndërpre për shkak se autoritetet kishin ndaluar të afërm dhe familjarë të tij për të marrë pjesë në ceremoni.
Erich Priebke vdiq të premten në moshën 100-vjeçare.
Top Channel