Gratë e shpërfytyruara

16/10/2013 00:00

Çdo vit mijëra persona janë objekt i sulmeve me acid, kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Azi. Vendi që mban rekordin e ketyre sulmeve është Bangladeshi, ku çdo vit regjistrohen 3 mijë raste të reja.

Në shenjestër të agresorëve janë kryesisht gra dhe fëmijë dhe sulmet ndodhin për shkaqe nga më banalet. Femrat sulmohen kryesisht kur refuzojnë një mashkull, ndërsa fëmijët për cështje familjare ose pune.

Praktika çnjerëzore “e ndëshkimit” u ndryshon njëherë e përgjithmonë jetën viktimave të saj, ku si të mos mjaftonte dëmi shëndetësor dhe estetik i shkaktuar, viktimat përballen edhe me “vulën e damkosjes” nga shoqëria.

Fotografi danez, Ken Hermann ka ngritur fondacionin e të mbijetuarve të sulmeve me acid, “Acid Survivors”, i cili regjistron cdo sulm dhe ndihmon viktimat në përballimin e traumës së shkaktuar.

Si pjesë të ndërgjegjësimit ndaj këtij fenomeni, Hermann publikoi një set fotografish me disa nga viktimat e këtyre sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB