Brazil, sërish protesta të dhunshme mësuesish

16/10/2013 02:05

Në Rio dhe Sao Paulo regjistrohen edhe përleshje me policinë

Forca të shumta policie janë dërguar në Rio de Janeiro, për shkak të një proteste madhore në ditën kombëtare të Mesuesve, në të cilën vendi ka njohur këtë rol si profesion.

Përleshje ka pasur në Sao Paulo, pasi protestues të maskuar bastisën dyqane dhe hodhën bomba molotov kundrejt policisë. Shumë dyqane dhe banka kanë mbyllur dritaret e tyre, pasi protesta të ngjashme gjatë javës së kaluar degjeneruan në dhunë.

Mësuesit në Rio kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta, teksa kanë fituar mbështetjen e kolegëve nëpër qytete të tjera braziliane.

Turma më të vogla u mblodhën gjithashtu gjatë së martës në Belo Horizonte, Brasilia dhe qytete të tjera. Një demonstratë e punonjësve të pastrehë gjatë orëve të para të së martës, për pak sa nuk përfundoi me hyrjen e demonstruesve në dhomën e përfaqësuesve të Sao Paulos.

Policia ndali turmën dhe një grup i vogël përfaqësues i tyre u takua më vonë me zyrtarët e qeverisë.

Në Rio de Janeiro, më shumë se 5 mijë demonstrues në mbështetje të mësuesve grevistë u mblodhën në rrugët e qendrës së qytetit. Autoritetet kanë dyfishuar patrullimet policore në rrugët e qytetit, për të shmangur skena dhune si ato të një jave më parë, ku protestat paqësore të mësuesve mblodhën mbi 10 mijë mbështetës.

Policia është vënë gjithashtu në ruajtje të dhomës së përfaqësuesve të Rio de Janeiro-s, që u shënjestrua gjithashtu nga protestues të maskuar javën e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA