Papa Françesku emëroi një kryeministër të ri, si pjesë e nismës së tij për të reformuar Vatikanin.
“Rokada” në krye të ekzekutivit të shtetit Papal u bë duke zëvendësuar Tarcisio Bertonen me një diplomat veteran, Pietro Parolin.
Kardinal Bertone, i emëruar nga paraardhësi i Françeskut, Papa Benedikti XVI është kritikuar gjerësisht për të ashtuquajturin skandal të të “Vatileaks”.
Skandali në fjalë i referohet disa dokumenteve të publikuara në shtyp, që tregojnë një nivel të lartë korrupsioni dhe konfliktesh në hallkat më të larta drejtuese të Vatikanit.
Kardinalët mirëpritën zgjedhjen e Parolinit, i cili shihet si një reformator dhe njihet për përpjekjet e tij të përmirësimit të marrëdhënieve me Kinën dhe Izraelin.
“Parolin përbën një zgjedhje të shkëlqyer. Ai është një njeri efiçent, një negociator i shkëlqyer dhe diplomat i ekulibruar”, deklaroi kardinali francez Jean-Louis Tauran.
Papa Françesku, më parë gjatë vitit nisi gjithashtu procedurat për të reformuar Bankën e Vatikanit, e cila ka toleruar deri më tani pastrimin e parave nga disa prej klientëve të saj.
Papa gjithashtu emëroi një komitetet ekonomistësh katolikë, që do ta këshillojnë për mënyrat e përmirësimit të metodave të kontabilitetit dhe të transparencës financiare.
Top Channel