FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Këngëtarja britanike, Tulisa Contostavlos tregoi një pamje mahnitëse, ndërsa është duke shijuar disa ditë pushime në Dubai.
25-vjeçarja dhe miku i saj më i mirë e njëkohësisht asistenti Gareth Varey ndodhen së bashku duke u relaksuar që prej më shumë se dy javësh.
E reja ka zgjedhur që gjatë 2013-s të qëndrojë shumë më pak aktive se sa zakonisht, mbase edhe sepse më parë gjatë vitit u ndalua me një sasi droge në zotërim në Londër, duke u burgosur për disa ditë.
Problemet e saj me drejtësinë nuk kanë përfunduar ende dhe përballë këtij presioni, këngëtarja britaniko-qipriote duket se ka vendosur që thjesht të shkëputet nga jeta e saj e ngjeshur e metropolit britanik, për të gjetur prehje në destinacionet më të largëta të botës.
Top Channel