Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Një televizion belg ka futur në kurth një nga piratët më famëkeq somalezë, i cili pa dijeninë e tij ka shkuar drejt prangave të policisë. Bëhet fjalë për Mohamed Hassan, një pirat në pension.
Kur një producent belg i propozoi xhirimin e një dokumentari mbi jetën e tij, Hassan u bind të dilte nga streha e tij dhe të shkonte në Bruksel për të nënshkruar kontratën. Por në aeroport e priste vetëm policia, që i vuri menjëherë prangat.
Historia e filmit dokumentar ishte një kurth i mirëorganizuar. Bashkë me Hassan u arrestua edhe Mohamed Ticeey Aden, një bashkëpunëtor nga Mineapolis, qyteti ku jetojnë mijëra somalezë të mbërritur në vitet ’90.
Hassan është inkriminuar nga prokuroria belge për rrëmbimin e anijes “Pompei”, e sulmuar në brigjet e Somalisë në vitin 2009, një nga anijet e shumta që ranë në duart e bandës së tij.
Pirati ka qenë përgjegjës për grabitje të bujshme, si ajo e naftëmbajtjes saudite “Sirius Star”, apo ukrainases “Faina”, me stivat e mbushura me armatime të rënda. Të gjitha anijet iu kthyen pronarëve në këmbim të shantazheve milionere, pjesë e të cilave hynë në xhepat e Hassan.
Sipas shërbimeve sekrete, pirati ishte kthyer në një nga figurat më influente në bregdetin somalez dhe kishte krijuar në lokalitetin Adado “Tortugën” e tij, ishulli i famshëm i piratëve të Karaibeve.
Aktiviteti i tij vazhdoi deri në vitin 2012, kur Hassan vendosi se kishte ardhur koha të tërhiqej. Një zgjedhje kjo e imponuar nga vështirësitë për kapjen e gjahut, pas masave të marra nga anijet që punësuan roje të armatosura.
Top Channel