Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Një ditë para publikimit të Raporteve të Progresit, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle sqaron nëpërmjet një deklarate katër pikat ku përqëndrohet Strategjia e Zgjerimit e këtij viti.
“Së pari do të bëhet fjalë për Kroacinë dhe për Kroacinë që është bërë vendi i 28-të anëtar, do të bëhet fjalë për pushtetin transformues të zgjerimit, nuk është se e morëm kot Çmimin Nobel të Paqes”.
“Së dyti: do të bëhet fjalë për faktin që zgjerimi vazhdon me gjithë krizën financiare, por vazhdon jo se është me autopilot, por është se është një politikë e besueshme”.
“Elementi i tretë do të jetë motori i ri i raporteve të progresit të këtij viti; në fillim gjërat thelbësore. Çfarë është thelbësore? Shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike, konkurueshmëria. Ne duam që vendet kandidate t’i bashkohen BE-së edhe në termat ekonomikë”.
“Dhe pika e fundit do të jetë një çështje e nënvizuar edhe vitin e shkuar, Komisioni Europian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe atyre aspirante, në rrugën e tyre për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle.
Top Channel