Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Në vitin 2004 ushtria amerikane vendosi të hiqte uniformat tradicionale të kamuflazhit që ishin përdorur gjatë në misionet ushtarake dhe deklaroi se do të paraqitej me një version universal që të mund të vishej kudo dhe në çdo ambjent.
Por eksperimenti 5-miliardë dollarësh me versionin universal ka përfunduar dhe ushtria po e nxjerr atë jashtë loje pa u mbushur ende një dekadë përdorimi.
Por shumë ushtarë dhe vëzhgues po shtrojnë pyetjet përse u desh kaq kohë dhe një kosto kaq e lartë për një model të dështuar që në fillim, në një periudhë kur paratë mund të ishin përdorur për nevoja të tjera kritike si përmirësimi i jelekëve anti-plumb apo përforcimi i autoblindave.
Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga prezantimi i të ashtuquajturit Modeli i Kamuflazhit Universal, ose MKU, ushtria amerikane po përgatitet të njoftojë një tjetër model të ri dhe uniformë standarte që do të vishen nga mbi 1 milionë anëtarë në shërbim aktiv dhe të tjerët në rezervë.
Provat për papërshtatshmërinë e MKU-së si një uniformë luftimi mund të gjenden fare lehtë. Mjafton të shohësh fotot e ushtarëve që shërbejnë aktualisht në Afganistan, asnjë prej të cilëve nuk e mban të veshur atë dhe përdorin uniformën tjetër e njohur si Multikam.
Në vitin 2009 Kongresi iu përgjigj shqetësimeve të ushtarëve për uniformat aktuale luftarake, të cilat sipas tyre nuk kishin një kamuflazh efikas në një ambjent si Afganistani, duke miratuar një ligj që i kërkonte Pentagonit të merrte masa të menjëhershme për zgjidhjen e problemit. Rezultati ishte Multikam-i.
Por uniforma në fjalë, që vishet aktualisht në Afganistan, nuk ishte thjesht një zëvendësim, por një zgjidhje e përhershme ndaj MKU-së.
Top Channel