SHBA, s’ka marrëveshje për borxhin

15/10/2013 00:00

Shtëpia e Bardhë refuzoi një tjetër propozim të republikanëve për rritjen e borxhit dhe dhënien fund të mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Shtëpia e Bardhë kritikoi propozimin e mbërritur nga Dhoma e Përfaqësuesve, të cilin e quajti një përpjekje për të kënaqur një grup të vogël të konservatorëve republikanë dhe kërkoi kalimin e një plani tjetër të propozuar nga Senati.

Refuzimi kategorik i Obamas ka ardhur për shkak se propozimi i republikanëve ndryshon reformën shëndetësore “Obamacare”.

Si plani i propozuar nga Senati të hënën, ashtu edhe ai i propozuar nga Dhoma të martën parashikojnë rritjen e afat-shkurtër të borxhit deri në shkurt duke u dhënë kohën e nevojshme të dyja palëve për të arritur një marrëveshje afat-gjatë.

Brenda të enjtes, republikanët dhe demokratët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rritur tavanin e borxhit që është 16.7 triliard dollarë për të shmangur kolapsin ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB