Ka dy vite që nuk duket në ekranin e madh, që kur fitoi çmimin Oscar me interpretimin në filmin Mjellma e Zezë, por Natalie Portman së shpejti do të nisë punën për promovimin e filmave të saj të rinj.

Aktorja 32-vjeçare do të rishfaqet këtë muaj në kinematë botërore në filmin ‘Thor: The Dark World’, ku interpreton të dashurën e personazhit kryesor të filmit. Gjithashtu, ajo ka xhiruar edhe dy filma të tjerë me regji të Terrence Malick.

Përsa i përket jetës personale, Portman do të jetojë në Paris duke filluar nga fundi i vitit të ardhshëm, pasi bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied, është përzgjedhur për të drejtuar Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytetin francez.

“Ëndrra e gjithkujt është të jetojë në Paris dhe jam shumë e lumtur”, theksoi Portman për revistën ‘Marie Claire’.

Top Channel