Rënie e arkëtimeve në buxhet

15/10/2013 00:00

Administrata fiskale nuk po arrin të realizojë të ardhurat, duke
regjistruar një ecuri negative gjatë 8-mujorit të këtij viti, çka ka
rritur deficitin buxhetor. Arketimet nga taksa kreysore ajo e tatimit
mbi vleren e shtuar po njohih vetem renie.

Gjatë kësaj periudhe të ardhurat nga TVSH-ja llogariten të jenë 70.1 miliardë lekë, nga 79.9 miliardë lekë që ishin planifikuar në fillim të vitit. Banka e Shqipërisë, bazuar në të dhënat e muajve të fundit, ka konfirmuar për një vijimësi të rritjes modeste të ekonomisë shqiptare, në kushtet kur konsumi dhe investimet private mbeten ende të dobeta.

Me rënie gjatë kësaj periudhe janë edhe të ardhurat nga taksa e akcizës, ku u arkëtuan 23.4 miliardë lekë, ndërsa ishin planifikuar 28.1 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 10.2 miliardë lekë, nga 10.7 që ishte planifikimi. Gjatë 8 muajve të parë të vitit arkës së shtetit i mungojnë nga administrata fiskale, 16.2 miliardë lekë, krahasuar me parashikimin paraprak.

Top Channel