Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Senati Amerikan po i afrohet marreveshjes per tavanin e borxhit, por
pakti duhet te marre per cdo rast edhe driten jeshile te republikaneve
ne Dhomen e Perfaqesuesve. Kreret e Senatit u shprehen optimiste pas
negociatave për borxhin dhe buxhetin.
Marreveshja dypartiake për rihapjen e Qeverisë dhe shmangien e paaftesite per shlyerjen e detyrimeve financiare nuk është finalizuar dhe mund të përballet me kundërshtime të mëdha në Dhomën e Ulet. Lideri i shumices ne Senat, Harry Reid e beri te qarte se plani per tejkalimin e ngercit fiskal te vendit, mund te jete shume shpejt gati per votim.
“Eshte bere nje progres i jashtezakonshem. Nuk kemi ende nje marreveshje, por perparimi eshte i madh dhe thjesht duhet bere pak durim”, tha Reid.
I te njejti mendim eshte edhe udhëheqësi i republikanëve në Senat, senatori Mitch McConnell, qe pranon se dy dite bisedimesh, kane dhene rezultat. Marrëveshja eshte parashikuar te financoje Qeverine federale deri ne mes te janarit, te rrise tavanin e borxhit deri ne shkurt dhe te percaktoje bazat për negociatat buxhetore mes dy dhomave të Kongresit nga tani deri në mes të dhjetorit, ndersa nuk është rënë dakord për diskutimin ose përjashtimin e ndryshimeve të vogla të ligjit të sigurimeve shëndetësore të presidentit Barak Obama.
Demokratet kane bindjen se mospagimi i kesteve te borxhit, i cili do të kishte pasoja shkatërruese për ekonominë, do të shmanget, por edhe pse shpresat jane qe marreveshja te votohet sot ka senatore te interesuar per shtyerjen e saj të cilët mund të përdorin taktika procedurale për vonimin e votimit.
Top Channel