Kurban Bajrami festohet nëpër botë

15/10/2013 00:00

Myslimanët nëpër botë kremtojnë njërën prej dy festave më të rëndësishme
të kalendarit islamik, Kurban Bajramin. Irakianët sunitë e nisën faljen
e Namazit me lutjet për paqe, për fundin e shpërthimeve të përditshme
me bombë e sulmeve që kanë pllakosur vendin prej kaq kohësh.

Rituali u krye nen masa te rrepta sigurie. Forca te shumta policore ruanin hyrjen e xhamise ne sheshin qendror te Bagdadit ku te gjithe personat qe kane dashur te hyjne, jane kontrolluar imtesisht.
 
“Mesazhi im per te gjithe, zyrtare e njerez te thjeshte, eshte e mira e ketij vendi, fundi i terrorit qe perjetojme çdo dite dhe deshira per unitet. Shpresoj qe momente te tilla te sherbejne per t’i afruar njerezit me njeri-tjetrin, per te treguar dashamiresi e per te ndihmuar personat ne nevoje”, tha imami Ismaeil al-Jibouri.

Per shiitet ne Irak, kremtimet e Kurban Bajramit nisin te merkuren. Kohet e fundit, njerezit kane filluar te shmangin vendet publike si kafenete apo tregjet e mbipopulluara nga frika e bombave dhe sulmeve kamikaze.
Pershkallezimi i dhunes kohet e fundit ka bere qe shume lokale, te hapur rishtazi, te mbyllen serish per shkak te humbjes se klienteles. Por edhe me i zymte duket ky bajram per besimtaret ne vendin me te trazuar te momentit ne rajon; per Sirine e zhytur ne lufte civile, pergatitjet e festes kane qene te vaketa.

Njerezit e presin festen me shqetesim, pasiguri dhe mungese ushqimesh. Eshte Kurban Bajrami me i keq qe prej fillimit te krizes thone ata. Presidenti Bashar al Assad beri nje dalje te rralle ne publik mengjesin e sotem, kur mori pjese ne lutjet e mbajtura ne xhamine e Damaskut. Assadi mberriti ne xhami ne krah te myftiut te Sirise, Ahmad al-Hassoundhe ministrit te çeshtjeve fetare, Mohammad al-Sayyed.

Ashtu si dhe pjesa tjeter e botes myslimane, festen e flijimit qe mbahet ne fund te haxhit, e kremtojne edhe egjiptianet. Edhe pse vendi eshte perfshire nga paqendrueshmeria politike, besimtaret jane gati per festimet me te medha fetare te vitit. tradicionalisht, dita kalohet me familjen, e nje rendesi e madhe i kushtohet ushqimit.

Festimet e Kurban Bajramit kane nisur edhe ne Indonezi e Filipine, ndersa ne Rusi masat e sigurise jane shtuar ndjeshem me rast te kesaj feste qe mbahet ne nje kohe trazirash e protestash kunder emigranteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB