Në tregun kryesor të qytetit të Gazës, Mohammed Hilis qëndron dëshpërimisht mes grumbujve të frutave dhe perimeve, në pritje të konsumatorëve.
Në pritje të Eid al-Adha, festivalit të dytë më të rëndësishëm në kalendarin musliman, tregu ishte si rrallë herë i qetë. Rritjet e menjëhershme të çmimeve, pagat e papaguara dhe pezullimet, pasoja të antipatisë së regjimit të ri egjiptian përkundrejt Hamasit, janë ndjerë dhimbshëm nga Rripi i Gazës.
“Çmimi i 1 kg domate është 5-fishuar. Shumica e çmimeve janë rritur me 50-60%”, tha Hilis. “Pse? Për shkak të kostove të transportit, sepse nuk kemi energji për të ujitur tokat, nuk kemi as ujë madje. Kështu që njerëzit blejnë më pak”.
Për pasojë, pagat e tij janë ulur nga 30 në 20 “shekels” (monedha vendase, 1 shekel-0,28 dollarë), duke luajtur rolin e saj të vogël në spiralen rënëse të ekonomisë së Gazas.
6 vjet pasi Izraeli vendosi masa shtrënguese në Gaza, si pasojë e masave ndëshkuese ndaj qeverisë së Hamasit, rripi i tokës përgjatë Mesdheut po përballet me një pikë asfiksuese edhe nga jugu.
Pasi regjimi ushtarak detyroi largimin e presidentit Mohamed Morsi në korrik, ushtria nisi të rimarrë kontrollin e gadishullit anarkik të Sinait, duke izoluar aleatët e Vllazërisë Muslimane në fqinjin Gaza, duke ndalur tregtinë në të mira, armë dhe njerëz përmes tuneleve kufitare me territorin palestinez.
Sipas komandantit të forcave kufitare të Egjiptit, Ahmad Ibrahim, rreth 800 tunele janë shkatërruar nga trupat e tij gjatë këtij viti. Hamas është goditur fuqishëm nga shkatërrimi i tyre. Por, zëvendës ministri i Ekonomisë së Gazës, Hatem Owida, tha se aktiviteti është reduktuar me 80-90%, që prej marrjes së pushtetit nga ushtria në Egjipt.
Top Channel