Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Një tërmet me magnitudë 7.2 ka tronditur pjesën qendrore të ishujve Filipine, duke vrarë të paktën 20 persona. Observatori Gjeologjik amerikan deklaroi se tërmeti e pati zanafillën nga nëntoka e ishullit Bohol, në një rajon të populluar me turistë.
Personat humbën jetën pasi shumë ndërtesa dhe tregje u shembën në Bohol dhe në provincën e afërt Cebu. Gjithashtu, edhe shumë kisha mbetën të dëmtuara.
Tërmeti ra në 08:12 me orën lokale, në një ditë pushimi për vendin. Autoritetet thonë se shumica e viktimave ishin në Cebu, i konsideruar qyteti i dytë më i madh në vend.
Të paktën pesë persona humbën jetën kur një pjesë e një porti peshkimi u shemb, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. Ndërsa njerëz të tjerë mbetën të vdekur e të plagosur kur çatia e një marketi u ra sipër.
Neil Sanchez, shef i zyrës së menaxhimit të emergjencave në Cebu, tha për mediat se autoritetet po përpiqen të konfirmojnë të dhënat për shembjen e një shkolle.
“Linjat e komunikimit janë paksa të vështira këtu. Edhe zyra jonë është dëmtuar. Na duhet të spostohemi diku tjetër”, ka thënë Sanchez.
Lëkundja e shkaktuar tronditi qytetet Bohol, Cebu dhe zona të tjera fqinje. Edgardo Chatto, guvernator i Boholit, tha se një kishë dhe një njësi bashkiake ishin dëmtuar.
Të paktën katër persona raportohet të kenë humbur jetën në Bohol dhe një në ishullin fqinj Sikuijor, raportojnë më tej burimet.
Top Channel