Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Asnjë detaj nga plani për programin bërthamor të Iranit nuk është bërë publik, por zv/ministri i Jashtëm iranian, Abas Arakci, në pozicionin e kryenegociatorit të Teheranit në takimin e Gjenevës, tha se ka “aftësinë për të vazhduar më tej”.
Ekipet e Iranit dhe gjashtë vendeve të tjerë do të zhvillojnë dy ditë diskutime në Gjenevë për të ardhmen bërthamore të Iranit.
“Parimet tona janë të kemi diskutime të përcaktuara në një afat kohor të qartë. Nuk duam të përfshihemi në diskutime të hapura, të cilat nuk kanë ndonjë qëllim specifik. Ne duam të shikojmë një afat të përcaktuar kohe nga të dy palët për zbatimin e hapave të ardhshëm që duhet të marrin palët. Ne kërkojmë një rezultat përfundimtar dhe një konkluzion”, tha Arakci.
Majkëll Men, zëdhënësi i Shefes për Politikën e Jashtme tha se iranianët e paraqitën planin e tyre në një format Poëer Point. Ai foli për një “optimizëm të matur”, të njëjtin përcaktim përdori edhe zv/ministri i Jashtëm iranian në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters. Televizioni shtetëror Iranian IRINN tha se Teherani po bën një ofertë për të reduktuar pasurimin e uraniumit, një prej kërkesave kyç të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këto diskutime kanë mbledhur bashkë përfaqësuesit e Iranit dhe negociatorët e grupit tashmë të njohur si P5+1, të përbërë nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia, SHBA + Gjermaninë.
Negociatorët ndërkombëtarë kërkojnë që Teherani të marrë hapa specifike përpara për ta parandaluar, të arrijë tek arma bërthamore. Në këmbim, ata premtojnë heqjen e disa prej sanksioneve, të cilat janë vendosur këto vitet e fundit nga SHBA dhe Bashkimi Europian ndaj sektorit të energjisë dhe atij bankar.
Perëndimi i kërkon Iranit të ndalojë prodhimin dhe ruajtjen e uraniumit të pasuruar në masën 20%, që do të thotë një hap larg armës bërthamore. Ata gjithashtu kërkojnë që disa prej rezervave të dërgohen jashtë vendit si dhe të mbyllet impianti i Fordos, në afërsi të Komit, ku bëhet pasurimi i uraniumit në shkallë të lartë.
Megjithatë, për Perëndimin është e vështirë të arrihet një marrëveshje brenda dy ditëve.
Top Channel