Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Guvernatori i provincës Logar, në Afganistan, është vrarë nga një shpërthim në një xhami, gjatë lutjeve për një festë myslimane lokale.
Arsala Jamal po qëndronte përpara xhamisë duke përshëndetur banorët, kur një bombë e fshehur poshtë një tavoline shpërtheu.
Të paktën 15 persona mbetën të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën, deklaruan autoritetet.
Logar ndodhet në jug të kryeqytetit Kabul dhe talebanët në këtë zonë po zgjerojnë gjithnjë e më shumë kontrollin e tyre.
Sulmi ndodhi në xhaminë kryesore të qytetit, në kryeqytetin provincial Pul i Alam, deklaroi një zëdhënës i qeverisë vendore, sipas të cilit për momentin nuk ka pasur marrje të përgjegjësisë.
Zoti Jamal ishte caktuar guvernator i lokalitetit në muajin prill, pasi ishte kthyer në Afganistan nga Kanadaja. Më herët ai kishte qenë guvernator i provincës lindore të Khostit.
Ai ishte një ekspert për zhvillimin rural dhe kishte punuar për OJQ të huaja para se të caktohej në postet zyrtare. Sulmi vjen disa ditë pas arrestimit të komandantit të talebanëve pakistanezë, Latif Mehsud, nga forcat amerikane.
Thuhet se ai ishte një njeri i afërt me liderin e guerrilasve, Hakimullah Mehsud. Logar dhe provinca fqinje e Uardakut ka dalë tërësisht nga kontrolli i forcave të rendit në vitet e fundit, deklaron korrespondenti i BBC në Kabul, David Loyn.
Pasiguria kërcënon zonat periferike jugore të Kabulit dhe mijëra persona kanë emigruar në kryeqytet për t’u shpëtuar atentateve, vijon i dërguari i rrjetit informativ britanik.
Top Channel