Policia ruse arrestoi më shumë se 1 200 emigrantë në një operacion të gjerë, pas protestave masive të ndodhura në Moskë.
Operacioni i cilësuar si “parandalues i akteve të reja të dhunës” nga autoritetet shënjestroi punëtorët e një magazine zarzavatesh, e cila u sulmua nga demonstruesit mbrëmjen e së dielës.
Protestues të zemëruar shkatërruan pjesë të tregut dhe magazinës, duke kërkuar emigrantët.
Irritimi i banorëve vendas ndodhi pas vrasjes së një rusi, nga një emigrant musliman nga Çeçenia, më parë gjatë javës.
25-vjeçari Yegor Shcherbakov u vra përpara syve të së dashurës në lagjen Biryulyovo të kryeqytetit.
Ndërkohë, policia ka publikuar disa imazhe fotografike të vrasësit të dyshuar, por pa mundur ende që ta identifikojë atë.
Emigracioni dhe migracioni i brendshëm ishin midis dy çështjeve kryesore të ngritura në Moskë gjatë zgjedhjeve të fundit vendore, të fituara prej Sergei Sobyanin.
Top Channel