Patrullim në Mesdhe

14/10/2013 00:00

Tragjeditë e këtyre ditëve të fundit i kanë shtyrë autoritetet italiane
të shtojnë patrullimet nga ajri dhe deti, në kërkim të klandestinëve që
do të nevojë për ndihmë.

Qindra emigrantë nga Afrika e Veriut kanë humbur jetën për shkak të fundosjes së anijeve me të cilat udhëtonin.
Fatkeqesia me e fundit u konsumua te premten, ne zonen ndermjet Maltes dhe ishullit italian te Lampeduzes, ku permbysja e nje barke shkaktoi mbytjen e e 33 personave. Të enjten e kaluar, prane brigjeve te Lampeduzes vdiqen 350 emigrante.

Kryeministri italian Enrico Letta njoftoi se duke nisur nga dita e sotme, ne jug te Siçilise do te fillojne nje seri patrullimesh te rregullta ajrore dhe detare. Italia ka kohe qe kerkon ndihmen e Bashkimin Europian ne perballimin e fluksit te mijera klandestineve te deshperuar qe zbarkojne pervit ne brigjet e saj. Shume familje i largohen luftrave e varferise ne Afrike e Lindjen e Mesme me shpresen e nje jete me te mire ne kontinentin e vjeter. Por humbjet e fundit te jeteve njerezore kane perforcuar thirrjet per veprim nga ana e bllokut. Ministri i Mbrojtjes Mario Mauro tha se Italise i duhet te trefishoje pranine e saj ne jug te Mesdheut.

“Eshte kthyer ne domosdoshmeri, pjeserisht edhe per shkak se shteti ne Libi, aktualisht pothuajse nuk ekziston. Per ndalimin e ketyre anijeve nevojitet nje nderhyrje e forte”, tha Mauro.

shefja e diplomacise italiane, emma bonino sqaroi se patrullat do te shpetojne emigrantet, e nuk do te mjaftohen vetem me raportimin e vendndodhjes se tyre. perpos rojeve bregdetare dhe anijeve te policise kufitare, flota amerikane ka angazhuar ne patrullim edhe tre anije te mbeshtetura nga kater helikoptere.

Ka mundesi qe te kerkoje edhe asistencen e dy avioneve me aftesine te mbikqyrin naten. Emigrantet e shpetuar nga mjeti i permbysur te premten, thane se drejt tyre ishte hapur zjarr ne momentet kur po largoheshin nga Libia, dhe kembengulin se pikerisht vrimat e plumbave u bene shkak per fundosjen e anijes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB