Negociata për arsenalin bërthamor

14/10/2013 00:00

Sekretari i Shtetit John Kerry përcjell shpresë për rezultate konkrete
përpara negociatave të reja mes Iranit dhe fuqive botërore me deklaraten
se dritarja e mundësisë për diplomaci lidhur me programin bërthamor të
republikes islamike, po hapet.

Te marten dhe te merkuren, Teherani ulet ne tryezen e bisedimeve me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë. Regjimi i Ajatollaheve e refuzoi transferimin e materialeve berthamore jashte vendit, megjithate Kerry serish sheh potencial per bisedime.

“Do te kerkojme zgjidhje paqesore ne lidhje me ngercin e shkaktuar nga programi berthamor i Iranit, por duke pasur gjithmone parasysh qe fjalet t’i shoqerojme me vepra. Megjithate, edhe ne syte hapur do t`i mbajme dhe ne çdo angazhim qe do te marrim me republiken islamike, do te kemi ne mendje nevojat e sigurise se Izraelit”, tha Kerry.

Në bisedime të mëparshme, fuqitë botërore i kanë kërkuar Iranit të heqë dorë nga stoqet ekzistuese të uraniumit të pasuruara në masën 20 për qind dhe t’i dërgojnë këto sasi jashtë vendit. Uraniumi i kësaj cilësie është shumë pranë nivelit të kërkuar për t’u shndërruar në material për armë bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB