Kriza e buxhetit amerikan

14/10/2013 00:00

Një tjetër ditë konsultimesh në ëashington u mbyll pa asnjë rezultat. Me
dështimin e bisedimeve mes udhëheqësve në Dhomën e Përfaqësuesve, tani
shpresat për të mos lejuar skadimin e afatit të tavanit të borxhit, janë
varur tek negociatat mes liderëve demokratë dhe republikanë në Senat.

Lideri i shumices Harry Reid u shpreh se nuk duhet lënë gurë pa lëvizur për të gjetur një kompromis me homologun republikan, kreun e pakices republikane Mitch McConnell.

“Duhet ta bejme medoemos nje gje te tille. Eshte e nje rendesie madhore. duhet te gjejme gjuhen e perbashket dhe jam optimist se rezultati do te jete pozitiv”, thotë Reid.  

Reid i bëri komentet gjatë një sesioni të pazakontë të Senatit, që u dha mundësi anëtarëve të dy palëve të mblidheshin ndërsa konsultimet intensive vazhdonin me dyer te mbyllura. Pavaresisht kesaj, parametrat dhe hollësitë e një marrëveshjeje të ardhshme mbeten të paqarta.

Të shtunën senatorët republikanë bllokuan një propozim të demokratëve për të rritur nivelin tavan të borxhit për më shumë se një vit dhe demokratët hodhën poshtë planin republikan që parashtronte rrugëdalje afat-shkurtra për problemin e nivelit të borxhit dhe mbylljen e Qeverisë.

Shefja e Fondit Monetar Nderkombetar, Kristine Lagard paralajmeroi se Shtetet e Bashkuara mund ta zhysin boten ne recesion, nese nuk shmangin rrezikun e paaftesise se shlyerjes se detyrimeve financiare. Nje gje e tille do te shkaktonte trazira ne mbare globin, tha Lagard gjate nje interviste ne ‘Meet the Press’ te ABC-se. Shqetesim per situaten shprehu edhe presidenti i Bankes Boterore, Jim Jong Kim, i cili tha se per shkak te krizes se borxhit, Shtetet e Bashkuara mund te jene vetem disa dite larg atij qe e perkufizoi “nje moment” teper te rrezikshem. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB