Vietnami do të përcjellë sot pas dy ditësh zie kombëtare gjenerali Vo Nguyen Giap, i konsideruar si një hero kombëtar për udhëheqjen e luftës së suksesshme kundër kolonizatorëve francezë dhe pushtuesve amerikanë gjatë shekullit të kaluar.
Trupi i gjeneralit u transportua mëngjesin e së dielës me një avion ushtarak nga Hanoi (dikur kryeqyteti i Vietnamit të jugut me emrin Saigon), në qytezën e tij të lindjes në krahinën Quang Binh, ku gjenerali do të prehet në një tempull malor.
Nguyen u nda nga jeta më parë gjatë javës në moshën 102-vjeçare, duke ngjallur emocione të mëdha në të gjithë Vietnamin, ku turma prej dhjetëra mijëra njerëzish parakaluan me lot në sy në qytetet kryesore.
Gjenerali prej 30 vitesh ishte larguar nga Partia Komuniste në pushtet, duke preferuar që të mos mbante asnjë pozicion shtetëror dhe paraqitej rrallë në publik.
Gjenerali Giap, ne koopertinen e revistes “Time” ne vitin 1972
Megjithatë, Nguyen Giap zotëronte një reputacion absolut midis vietnamezëve, të cilët e konsideronin atë si një prej “baballarëve të kombit”, pasi udhëhoqi me sukses luftën për pavarësi nga Franca dhe më pas drejtoi në mënyrë të suksesshme Vietnamin për 20 vjet në luftën ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top Channel