Tragjedia e klandestinëve në det

13/10/2013 19:15

Një prej refugjatëve sirianë, që i mbijetoi mbytjes së barkës mes Siçilisë dhe Tunizisë dhe që aktualisht ndodhet në spitalin e Valetas në Maltë, tregon minutat më të vështira të jetës dhe frikën e humbjes së tri fëmijëve në det.

“Aksidentalisht, pashë tri fëmijët e mi në det. Aksidentialisht, sepse askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Kur u hodhën në det nuk i pashë për pesë apo dhjetë minuta…”, tha refugjati. Fatmirësisht, fëmijët e tij mundën të shpëtojnë.

“Situata ishte e tmerrshme, nuk mund ta përshkruaj. Shumë e tmerrshme. Të gjithë ne menduam se do të vdisnim. Por, ndihma e shpejtë nga maltezët ndryshoi gjithë situatën”, shtoi ai.

Megjithëse emri i tij nuk është bërë i njohur, siriani tregoi se si braktisi vendin e tij dhe përfundoi në atë barkë.

“Ikëm nga Libia, të enjten e kaluar. Ne u larguam nga qyteti Zyuara në orën 12 të natës. Gjithë nata kaloi paqësisht, deri të premten në orën 4, kur anija u mbyt në det dhe dallga ishte e fortë. Të jetosh në Libi është shumë e vështirë për ne refugjatët siriane, sepse shoqëria është ndryshe nga ajo e jona, trajtimi për sirianët po përkeqësohet dhe kostoja e jetesës është shumë e lartë”.

Anijet malteze dhe ato italiane nxorrën 34 trupa, ndërsa në spitalin e Valetës po qëndrojnë rreth 206 emigrantë, që mundën të shpëjtojnë nga mbytja e barkës, tragjedia e fundit në Mesdhe.

Ngjarja e rëndë vjen një javë, pas asaj larg brigjeve të Lampeduzës, ku pas mbytjes së një anijeje me somalezë dhe eritreanë humbën jetën 339 persona.

Duke iu referuar Komisionerit te Lartë të OKB-së për Refugjatët, vetëm këtë vit kanë mbërritur 32 mijë emigrantë në jug të Italisë dhe Maltë, dy të tretat e tyre kanë kërkuar azil.

Shumica e emigrantëve vijnë nga Afrika nën-Sahariane, por këtë vit kanë mbërritur edhe të tjerë, që po u largohen trazirave në Libi e Egjipt dhe konfliktit në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA