Një ciklon i fuqishëm është duke goditur Indinë Lindore gjatë mëngjesit të së dielës, duke detyruar të evakuohen gjysmë milionë persona.
Në shtetet e Orisës dhe Andra Pradeshit është ndërprerë elektriciteti për shkak të linjave të shkatërruara prej erës që ka tejkaluar shpejtësinë e 200 kilometrave në orë.
Pesë persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.
Në vitin 1999, një ciklon me një fuqi të ngjashme vrau 10 mijë persona në Orisa, por autoritetet pretendojnë se janë më të përgatitura për t’u përballur me katastrofën këtë herë.
Problematike paraqitet situata e përmbytjeve, me ujin e detit që ka depërtuar deri në brenda të disa qyteteve bregdetare e lumenjtë e tejfryrë që po dalin nga shtrari, pas rreshjeve të vazhdueshme disa-ditore të shiut.
Top Channel